Rreth Nesh

Vlora Wax Studio Akademi – është një Studio Depilimi e themeluar nga biznesmenja Kosovare Z.Vlora Llapashtica. Pas përfundimit të një trajnimi, z. Vlora hapi një studio depilimi në Prishtinë. 

Disa muaj më vonë, u certifikua edhe jashtë vendit ku deshironte të kishte më shumë njohuri për profesionin dhe t’u ofronte klientëve përvojën dhe sigurinë më të lartë të mundshme, por ajo nuk u ndal me kaq.

Një vit më vonë z.Vlora u njoftua se së shpejti do të sillte trajnime dhe teknikat më të fundit të depilimit nga kompania më e famshme italiane Italwax, gjithashtu mori titullin Trajnere e Depilimit për të zhvilluar aktivitetet e akademisë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. 

Deri tani studentët që kanë ndjekur hapat e zhvillimit të depilimit në Vlora Wax Studio Akademi kanë arritur shumë suksese në bizneset e tyre. Kjo nuk ndalet me kaq sepse ëndrrat po rriten gjithnjë e më shumë, ku falë punës dhe përkushtimit të palodhur të z.Vlora, 

Kompania ITALWAX ofroi Distribuimin dhe shitjen e produkteve shumë cilësore dhe teknikat më të avancuara të biodepilimit deri më tani ne Republikën e Kosovës.

cAKTO TERMIN

Bëj terminin tuaj ne Vlora's Wax Studio.