ITALWAX ACADEMY KOSOVA
Nga Pasion në Profesion
Në Vlora’s Wax Studio Academy mësoni përdorimin e saktë dhe profesional të produkteve ITALWAX, duke njohur hap pas hapi linjat e ndryshme të depilimit – nga dyllët për lëkurë normale dhe sensitive, deri te linjat Premium.Gjatë trajnimit mësoni të dalloni llojet dhe karakteristikat e lëkurës, trashësinë dhe strukturën e qimeve, si dhe rrënjën dhe drejtimin e rritjes së tyre, në mënyrë që të zgjidhni produktin dhe teknikën e duhur për çdo klient.Një pjesë e rëndësishme i kushtohet edhe produkteve profesionale për përgatitjen dhe kujdesin e lëkurës para dhe pas depilimit, linjave më të reja ITALWAX Help Line, si dhe përdorimit të drejtë të aksesorëve profesionalë të depilimit.Gjithashtu mësoni standardet e higjienës profesionale, organizimin e vendit të punës, paraqitjen dhe kujdesin personal të estetistes, si dhe komunikimin dhe sjelljen profesionale me klientin.Nga teoria deri te praktika, qëllimi ynë është t'ju përgatisim për punë profesionale, të sigurt dhe me rezultate të larta.
Dhe kjo është vetëm një pjesë e asaj që ju pret gjatë trajnimit… pjesën tjetër do ta zbuloni në
ITALWAX Kosova Academy .
TRAJNIME PROFESIONALE BIO-DEPILIM
TRAJNIM GRUPOR-350€
● Vende të kufizuara
● Deri në 5 pjesëmarrëse
● 2 ditë trajnim (Teori + Praktikë)
● Modelet sigurohen nga ne
● Manual teorik profesional (50+ faqe, shqip)
● Certifikatë Ndërkombëtare ITALWAX
● Set produktesh profesionale ITALWAX në vlerë 100€
● Këshillim pas trajnimit për 2 muaj
● Zbritje –10% në furnizime pas trajnimit, për blerje mbi 100€
● Promovim & përkrahje për sallonet përmes rrjeteve tona sociale
● Oferta speciale: 2 ose 3 shoqe –10% zbritje për secilën
Trajnimi grupor është 2-ditor dhe zhvillohet në data të caktuara
Çdo muaj organizohen grupe të reja. Për datat e trajnimeve grupore, na ndiqni në Instagram
ORA: 10:00 – 15:00
Rezervimi konfirmohet me pagesë 100€
TRAJNIM INDIVIDUAL -380€
● Trajnim 1 kandidate me instruktore
● Punë e personalizuar sipas nivelit të pjesëmarrëses
● 1 ditë teori + praktikë me tempo të dedikuar
● Modelet sigurohen nga ne
● Manual teorik profesional
● Certifikatë Ndërkombëtare ITALWAX
● Set profesional produktesh ITALWAX në vlerë 100€
● Mbështetje pas trajnimit për 6 muaj
● Zbritje –10% në furnizime pas trajnimit, për blerje mbi 100€
● Promovim i sallonit/faqes së pjesëmarrëses në rrjetet tona sociale
Trajnimet individuale janë 1-ditore dhe mbahen jashtë datave të grupeve, me datë të zgjedhur sipas kërkesës së kandidates.
ORA: 10:00 – 15:00
Rezervimi konfirmohet me pagesë 100€
● Trajnim 1 kandidate me instruktore
● Punë e personalizuar sipas nivelit të pjesëmarrëses
● 1 ditë teori + praktikë me tempo të dedikuar
● Modelet sigurohen nga ne
● Manual teorik profesional
● Certifikatë Ndërkombëtare ITALWAX
● Set profesional produktesh ITALWAX në vlerë 100€
● Mbështetje pas trajnimit për 6 muaj
● Zbritje –10% në furnizime pas trajnimit, për blerje mbi 100€
● Promovim i sallonit/faqes së pjesëmarrëses në rrjetet tona sociale
Trajnimet individuale janë 1-ditore dhe mbahen jashtë datave të grupeve, me datë të zgjedhur sipas kërkesës së kandidates.
ORA: 10:00 – 15:00
Rezervimi konfirmohet me pagesë 100€
MASTERCLASS ULTRA INDIVIDUAL -450€
● Trajnim intensiv 1 kandidate, për teknikat që kërkojnë nivelin më të lartë Premium
● Praktikë e avancuar në të gjitha zonat (përfshirë zonat sensitive)
● Teknikat profesionale për punë me klientë realë
● Modelet sigurohen nga ne
● Manual teorik premium
● Certifikatë Ndërkombëtare ITALWAX
● Set produktesh profesionale ITALWAX – vlerë 120€
● Mbështetje profesionale pas trajnimit për 1 vit
● Zbritje –10% në furnizime pas trajnimit, për blerje mbi 100€
● Përkrahje dhe promovim i sallonit në rrjetet tona sociale (postim + story)
● Bonus: Modul i posaçëm për çmime, marketing dhe nisjen e shërbimit të depilimit
● Trajnimet individuale janë 1-ditore dhe mbahen jashtë datave të grupeve, me datë të zgjedhur sipas kërkesës së kandidatit.
ORA: 10:00 – 15:00
Rezervimi konfirmohet me pagesë 100€
NJIHUNI ME TRAJNEREN
VLORA LLAPASHTICA
Çdo profesioniste e suksesshme ka filluar duke mësuar hapin e parë.
Në Vlora’s Wax Studio Academy, Vlora ndan me pjesëmarrëset përvojën dhe njohuritë e saj në depilimin profesional, duke i udhëhequr nga afër gjatë teorisë dhe praktikës. Trajnimi nuk ka për qëllim vetëm të mësoni përdorimin e dyllit, por të përvetësoni teknikën e saktë, zgjedhjen e produktit, punën në zona të ndryshme dhe mënyrën profesionale të punës me klientin.Ndër vite, në Vlora’s Wax Studio Academy janë realizuar shumë trajnime profesionale. Sot, shumë nga kandidatet që kanë kaluar nëpër Academy punojnë në studiot dhe sallonet e tyre, duke e kthyer njohurinë e fituar në një profesion dhe në një punë të suksesshme.Me produkte profesionale ITALWAX, praktikë reale dhe mbështetje edhe pas trajnimit, synimi ynë është që edhe ju të largoheni nga Academy me njohuri, siguri dhe vetëbesim për të ndërtuar profesionin tuaj.Dhe rrugëtimi nuk përfundon me trajnimin.Pas përfundimit të tij, ju vazhdoni të jeni pjesë e komunitetit profesional ITALWAX në Kosovë. Gjatë vitit organizohen evente dhe aktivitete profesionale si ITALWAX DAY, panaire bukurie BAUTY FAIR KOSOVA, Webinare, prezantime dhe aktivitete të tjera, ku mund të merrni pjesë, të zgjeroni njohuritë dhe të jeni gjithmonë në hap me zhvillimet më të fundit.Përmes këtyre aktiviteteve keni mundësi të njiheni me produktet e reja ITALWAX, teknikat dhe risitë e depilimit profesional, si dhe të shkëmbeni eksperienca me profesioniste të tjera të fushës.Sepse për ne, trajnimi është vetëm fillimi i rrugëtimit tuaj profesional.Hapi i ardhshëm në profesionin tuaj mund të fillojë këtu.
