TRAJNIME PROFESIONALE
ITALWAX ACADEMY KOSOVA
Nga Pasion në Profesion
Mëso me profesionistët
Në Vlora’s Wax Studio Academy mësoni përdorimin e saktë dhe profesional të produkteve ITALWAX, duke njohur hap pas hapi linjat e ndryshme të depilimit – nga dyllët për lëkurë normale dhe sensitive, deri te linjat Premium.Gjatë trajnimit mësoni të dalloni llojet dhe karakteristikat e lëkurës, trashësinë dhe strukturën e qimeve, si dhe rrënjën dhe drejtimin e rritjes së tyre, në mënyrë që të zgjidhni produktin dhe teknikën e duhur për çdo klient.Një pjesë e rëndësishme i kushtohet edhe produkteve profesionale për përgatitjen dhe kujdesin e lëkurës para dhe pas depilimit, linjave më të reja ITALWAX Help Line, si dhe përdorimit të drejtë të aksesorëve profesionalë të depilimit.Gjithashtu mësoni standardet e higjienës profesionale, organizimin e vendit të punës, paraqitjen dhe kujdesin personal të estetistes, si dhe komunikimin dhe sjelljen profesionale me klientin.Nga teoria deri te praktika, qëllimi ynë është t'ju përgatisim për punë profesionale, të sigurt dhe me rezultate të larta.
Dhe kjo është vetëm një pjesë e asaj që ju pret gjatë trajnimit… pjesën tjetër do ta zbuloni në
ITALWAX Kosova Academy .
PROGRAMET TONA
TRAJNIME PROFESIONALE BIO-DEPILIM
NJIHUNI ME TRAJNEREN
VLORA LLAPASHTICA
Çdo profesioniste e suksesshme ka filluar duke mësuar hapin e parë.
Në Vlora’s Wax Studio Academy, Vlora ndan me pjesëmarrëset përvojën dhe njohuritë e saj në depilimin profesional, duke i udhëhequr nga afër gjatë teorisë dhe praktikës. Trajnimi nuk ka për qëllim vetëm të mësoni përdorimin e dyllit, por të përvetësoni teknikën e saktë, zgjedhjen e produktit, punën në zona të ndryshme dhe mënyrën profesionale të punës me klientin.
Ndër vite, në Vlora’s Wax Studio Academy janë realizuar shumë trajnime profesionale. Sot, shumë nga kandidatet që kanë kaluar nëpër Academy punojnë në studiot dhe sallonet e tyre, duke e kthyer njohurinë e fituar në një profesion dhe në një punë të suksesshme.
Me produkte profesionale ITALWAX, praktikë reale dhe mbështetje edhe pas trajnimit, synimi ynë është që edhe ju të largoheni nga Academy me njohuri, siguri dhe vetëbesim për të ndërtuar profesionin tuaj.Dhe rrugëtimi nuk përfundon me trajnimin.
Pas përfundimit të tij, ju vazhdoni të jeni pjesë e komunitetit profesional ITALWAX në Kosovë.
Gjatë vitit organizohen evente dhe aktivitete profesionale si:
ITALWAX DAY,
BAUTY FAIR KOSOVA,
WEBINARE
, prezantime dhe aktivitete të tjera, ku mund të merrni pjesë, të zgjeroni njohuritë dhe të jeni gjithmonë në hap me zhvillimet më të fundit.Përmes këtyre aktiviteteve keni mundësi të njiheni me produktet e reja ITALWAX, teknikat dhe risitë e depilimit profesional, si dhe të shkëmbeni eksperienca me profesioniste të tjera të fushës.Sepse për ne, trajnimi është vetëm fillimi i rrugëtimit tuaj profesional.Hapi i ardhshëm në profesionin tuaj mund të fillojë këtu.
