ITALWAX DAY KOSOVA 2026

ITALWAX DAY KOSOVA 2026

Edicioni i tretë i Italwax Day Kosova 04.06.2026. Një ditë e mbushur me inspirim, njohuri profesionale, demonstrime live, energji pozitive dhe pasion për industrinë e bukurisë.

Shih më shumë

ITALWAX DAY KOSOVA 2026 mblodhi profesionistë të estetikës dhe partnerë nga e gjithë Kosova, duke krijuar një eksperiencë të veçantë kushtuar zhvillimit profesional dhe standardeve të ITALWAX.Këtë edicion patëm kënaqësinë të mirëpresim Patrizia Mauri nga Italia, përfaqësuese e ITALWAX, si dhe Julia nga Polonia, të cilat ndanë me pjesëmarrësit eksperiencën dhe njohuritë e tyre profesionale.Përmes prezantimeve dhe demonstrimeve live, pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin më nga afër me produktet profesionale ITALWAX, teknikat e depilimit dhe mënyrat e përdorimit të tyre në punën profesionale.Eventi u organizua dhe u prezantua nga Vlora Llapashtica, distributore ekskluzive e ITALWAX në Kosovë dhe trajnere e certifikuar ITALWAX.Falënderojmë Patrizia Mauri, Julia, të gjithë pjesëmarrësit, partnerët dhe profesionistët që kontribuuan në suksesin e kësaj dite të veçantë.ITALWAX DAY KOSOVA 2026 – një ditë e dedikuar dijes, profesionalizmit, eksperiencës dhe komunitetit të bukurisë. 🤍✨

Accordion Item